Kurti ka nji mesazh, ju drejtohet qytetarëve me këtë video

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka urue 12 vjetorin e shpalljes së pamvarësisë së Kosovës edhe me anë të nji video mesazhi në Facebook.

Shpresa e popullit është detyra jonë. Ne të gjithë kemi mospajtimet dhe dallimet, por, si qeveri është koha që të marrim vendime”, thotë Kurti, derisa shprehet se ka me pasë nji qeveri që ka me i realizue kërkesat e qytetarëve.

Potenciali ishte shumë më para se kapaciteti i qeverive të deritanishme, tani do të kemi një qeveri që do t’i realizojë kërkesat e qytetarëve tanë, të rinjtë tanë tregojnë më shumë sukses jashtë se sa këtu. Kjo sigurisht se është e dhimbshme, por, është edhe shpresë dhënëse”, ka thanë Kurti, derisa ka urue qytetarët për pamvarësi.

Urime 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Urime 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Posted by Albin Kurti on E hënë, 17 Shkurt 2020

Shperndaje në: