Krisma me armë zjarri e therje me thikë në “Duplex”

Në Prishtinë mbramë ka pasë krisma me armë dhe therje me thikë në “Duplex”.

Në orët e para të mëngjesit të së Martës në Prishtinë, përkatësisht në “Duplex”, ka ndodhë nji vrasje në tentativë.Lajmi.net, merr vesh se në dalje të diskotekës “Duplex”, ka pasë krisma me armë zjarri, ku për pasojë asht lëndue edhe nji person.

Në anën tjetër nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në “Duplex”, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por që edhe është plagosur një person si pasojë e lëndimeve të marra nga therja me thikë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur për lajmi.net, se policia është në kërkim të tre personave të dyshuar për këtë rast.“Sot rreth orës 02:00, në stacionin policor Qendra në Prishtinë është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Rinia”, ku pas një zënke (ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë), në mes të disa personave, lëndime nga arma e ftohtë (thikë) ka pësuar viktima R. A. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia ka identifikuar tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre”, ka treguar Ahmeti për lajmi.net.

Duhet theksuar të shtëna me armë zjarri në këtë lokal ka pasur edhe në të kaluarën. /Lajmi.net/

Shperndaje në: