Kur VV’ja ban konspiracione për shtrëngimin e duerve mes Thaçit e Kurtit!

Deputetja e VV’s, Arbërie Nagavci, ka thanë se jo të gjitha aktivitetet e 17 Frorit u pëlqyen qytetarëve, tue aludue kështu në shtrëngimin e duerve mes shefit të saj, Albin Kurti, dhe Presidentti Hashim Thaçi.

Përmes nji shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thanë se ky shtrëngim duersh ma shumë ka qenë me ju tregue qytetarëve se VV asht këtu.

Postimi i plotë i Arbërie Nagavcit:

Gëzuar 12 vjet Pavarësi Kosovë!

Në ditë festash kemi gëzim e shpresë.

Ndjejmë dhimbje e mall për ata që s’i kemi pranë, vlerësim e respekt për ata që sakrifikuan më të shtrenjtën nga vetja që ne të festojmë në liri.

Zakonisht festat i kalojmë me familjar e miq, por festat si kjo e sotmja edhe në aktivitete nderimi!
Për vite tashmë kemi marrë pjesë në homazhe e nderime me bashkaktivistët e Lëvizjes. Sot jemi me të njejtat ideale e synime, për një shtet të zhvilluar, me integritet e sovranitet të plotë, për mëmëdheun e pavarësinë si projekt të pafund, të pandalshëm e të përhershëm.

Sot filluam aktivitetet me ngritjen e flamurit, me nderime e vendosje kurorash në Kompleksin “ Adem Jashari” në Prekaz, tek varri i ish Presidentit, dr. Ibrahim Rugova, tek varri i Veprimtarit të Çështjes Kombëtare, Adem Demaçi, morëm pjesë në Seancën Solemne në Parlament ku na nderuar me pjesëmarrje edhe figura të njohura nga bota e artit, kulturës, sporit, biznesit etj,

Vijuam me Aktivitete në Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe në mbrëmje edhe në Pritjen Shtetërore për 12 Vjetorin e Pavarësisë.

Gjatë ditës ka pasur dhe shumë aktivitete tjera dhe personalisht më mbet merak që nuk arrita të jem e pranishme në promovimin e pamjes së re të Obileskut NEËBORN, por koleget e mia ishin aty.
Shumë aktivitete, shumë miq e shumë bashkëpunëtorë, ashtu si dhe raste kur do të dëshironim më ndryshe e më mire.

Jo të gjitha aktivitetet e të gjitha takimet u pëlqejnë të gjithë qytetarëve, dikush ka mendime ndryshe dhe këtë e respektoj, dikush ka zili e dikush ndoshta dhe smirë.

Por ne kemi marrë përgjegjësi nga qytetarët, sot jemi në detyrë, në shërbim për të gjithë. Duke ruajtur parimet, duke punuar me dashuri e përkushtim për vendin.

Shtrëngimet e duarve në aktivitete cermoniale nuk janë pajtim për gjithçka e me këdo, janë më shumë kurtoazi, por dhe tregues se ne jemi këtu, për të punuar deri në përmbushjen e premtimeve tona, deri në realizimin e synimit për një shtet zhvillimor, shtet të së drejtës e shtet social. Për një shtet të tërë me integrtet, dinjitet e sovranitet.
Andaj, njerëz të vullnetit të mire, bashkë me ndershmëri e dashuri të punojmë për vendin! Gëzuar.

Shperndaje në: