Vucic: Nji vend i fuqishëm europian i ka thanë Prishtinës me vendos taksën ndaj Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka deklarue se nji vend i madh, i randësishëm dhe i fuqishëm europian i ka kërkue Prishtinës me vendos taksën me qëllim që Serbia me dalë nga dialogu, që simbas tij “në ato momente po shkonte drejt nji zgjidhjeje kompromisi”.

“Kjo u ba për me thanë se Serbia po e linte dialogun dhe se çdo plan kishte me u rrxue që Serbia me fitue diçka”, theksoi Vucic për Tv Happy, tue kujtue se ideja e demarkacionit mundet me qenë rezultat i nji dialogu në të cilin Serbia do të merrte diçka.

“Unë nuk e dija menjiherë, tash i di të gjitha. Ka nji forcë domethanëse dhe të fuqishme në diskutim”, tha Vucic.

Shperndaje në: