Vucic zbulon planin serb me i marrë Veriun dhe Anamoravën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, mbas kthimit nga Konferenca e Sigurisë në Munich, në nji prononcim për media kishte thanë se nga takimet që kishte pasë në Gjermani, kishte kuptue që Ramush Haradinaj nuk e kishte vendosë taksën vetë dhe se dikush nga ndërkombëtarët ishte i përfshimë dhe po i qëndronte mbrapa.

Lidhun me këtë çashtje kishte thanë se ka me folë ma vonë dhe kishte me zbulue detaje.

E kur s’ka kalue as nji javë, Vucic ka fillue me i dhanë detajet e para.

Në nji intervistë për ‘Tv Happy’, ai ka aludue në nji shtet të fuqishëm europian që, simbas tij, ka vendosë taksën me synimin për me largue Serbinë nga dialogu në momentin kur arritja e nji marrëveshje finale kompromisi ishte gati.

Siç ka spjegue ai, si pjesë e kompromisit planifikohej që Serbia me marrë pjesën e Veriut të Kosovës dhe Anamoravën, megjithatë nji gja e tillë ishte pamundësue nga zhvillimet mbas vendosjes së taksës.

“Amerikanë kanë kundërshtue ma zashëm sesa europianët gjatë tanë kohës. Asht e pamundun që shqiptarët me ba nji gja të tillë pa mbështetjen e dikujt. Sigurisht, shqiptarët kanë pasë mbështetjen e shumicës së fuqive europiane, për me largue Serbinë nga dialogu, në mënyrë që Serbia mos me arrijtë me kërkue as Veriun e Kosovës, Anamoravën, apo naj gja tjetër. Pra, me çue poshtë naj plan nga i cili Serbia kishte me marrë diçka”, ka thanë Vucic.

Shperndaje në: