1.15 miliardë euro për Shqipninë, Rama falënderon me fjalë të Biblës dhe Kuranit (video)

Në përmbyllje të Konferencës së Donatorëve për Shqipninë, kryeministri Edi Rama ndau fjalët ma të përzemërta për solidaritetin e treguem ndaj Shqipnisë, ku u grumbulluen 1.15 miliardë euro nga shtete të ndryshme, tue citue fjalë të Biblës dhe të kuranit, si shej e bashkëjetesës unike fetare të shqiptarëve.

“Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di ç’të them. më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj gjithë këtë. Më lejoni të citoj diçka nga bibla, korintën: ku thuhet: sepse në një frymë u pagëzuam në një trup dhe të gjithë vijmë nga e njëjta frymë dhe shpirt, nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzojmë së bashkua. Unë jam i nderuar shpresoj që të gjithë të gëzojmë të gjithë bashkë për Shqipërinë. Ndërsa citoj biblën, udhëheq një vend që e ka vëllazërinë fetare siç edhe Papa Francesku e ka pagëzuar nuk mund të largohem pa e përmbyllur me kuranin, dhe nuk gjej dot shembull më të bukur se ,jo që ndodhi sot: Njerëzimi është një kombi vetëm, faleminderit shumë”, tha Rama.

Shperndaje në: