Kurti ripërsërit frazën që nuk e duen amerikanët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmërue se frik Kosova ka me heq taksën ndaj Serbisë.

Kurti ka thanë sot se në vend të taksës ka me u vendosë masa e recipocitetit.

Tue folë në Konventën e Prodhuesve të Kosovës, Kurti ka thanë se taksa ka qenë vendim i qeverisë së kalueme, mirëpo se reciprociteti do të ndërmerret si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve.

“Do ta zëvendësojmë tarifën me reciprocitet. Tarifa ka qenë vendim i qeverisë së kaluar. Ne jemi për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve. Parimet të reciprocitetit që do ta nxjerrim nga Qeveria do të jenë të bazuara në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe të CEFTA-s”, ka thanë Kurti.

Shperndaje në: