E bija trembej me zhurmat e luftës në Siri, baba arrin me ja kthye buzëqeshjen 4 vjeçares me këtë metodë (video)

Për shkak të sulmeve të përditshme ajrore në Siri, njerëzit nuk gjejnë qetësi nga shpërthimet e bombave që janë gati të përhershme aty.

Abdullah Mohamed ka arritë me ja rikthye buzëqeshjen çikës së tij 3 vjeçare dhe që ajo mos me u tutë sa herë ndigjon bombat që biejn.

Në këto pamje të publikueme në media, shihet Mohamed që qesh me çikën e tij ndërkohë që në sfond ndigjohet zhurma e nji shpërthimi të fortë.

Mohamed e ka bindë çikën e tij, Selva, se këto zhurma ngjasojnë me tingujt që bajnë fishekzjarret kur shpërthejnë dhe se s’duhet me u tutë.

Shperndaje në: