E pranon Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Qalaj: Kemi rreth 100 policë me probleme psikike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, e ka konfirmue se ka rreth 100 policë që kanë probleme psikike, por që të njajtit aktualisht janë tue u trajtue.

Kështu tha ai në nji konferencë për media, ku ndër të tjera tha se gjendja e tyne nuk asht e mirë.

“E kemi në gjendje jo të mirë të policëve që kanë edhe telashe psikike”, ka thanë Qalaj, tue shtue se janë rreth 100 prej tyne.

Qalaj ka shtue se si pasojë e mungesës së Ligjit për Policinë, të njajtit duhet m’i mbajtë në punë dhe nuk mundet me i shkarkue.

“Për shkak të mungesë së ligjit duhet ti mbajmë një punë”, ka shtue tutje Qalaj.

Shperndaje në: