Policja Bllaca qëndroi 3-4 orë mes kufomave, qe kur e kishte paramendue vrasjen?

Valdete Bllaca kishte arritë që tezen me bashkëshortin e saj mos me i lanë me hy mbrenda shtëpisë dhe me i pa të vdekun, mbasi i kishte vra prindër dhe dy vllaznit në shtëpinë e saj në Gjilan.

Shkrimi:

Sinjali mëson nga burime të sigurta se pasi i vrau të gjithë anëtarët e familjes, dyshohet se policja qëndroi rreth 3-4 orë mes kufomash.

Pasi kaloi orë të tëra mes viktimave të saj, Valdete Bllaca doli në derë të shtëpisë për të mos e lënë të hyjë brenda tezen dhe bashkëshortin e saj që kishin shkuar për vizitë, por që mund ta vizitonin një krim të pamenduar.

E shqetësuar, mësohet se policja u kishte thënë atyre se ata (familja) nuk ishin aty dhe se ajo ishte e zënë.

Valdete Bllaca, e stërvitur dhe me profesionin e polices, e kishte paramenduar dhe e kishte përgatitur në përpikmëri skenarin e tragjedisë së djeshme. Vrasjen e prindërve, dy vëllezërve e më pas edhe vetëvrasjen, Valdete Bllaca e kishte planifikuar së paku një ditë përpara.

Dyshohet që së paku një ditë përpara krimit, ajo i kishte dorëzuar te tezja e saj 12 mijë euro.

Në bisedë e sipër, Valdete Bllaca mësohet se e kishte pyetur tezen se sa do të mund të kushtonte një varrim. Megjithatë, ajo nuk i kishte treguar tezes asnjë detaj se pse po ia linte paratë dhe se ku i kishte marrë ato.

Ngjarje tronditëse ndodhi dje në Gjilan. Policja Valdete Bllaca vrau katër persona të familjes së saj e më pas edhe veten.

Të çuditshme ishin lëvizjet dhe sjelljet e fundit të polices Valdete Bllaca përpara se ta vriste babain, nënën, dy vëllezërit e më pas edhe veten, mesditën e djeshme.

Personat e fundit që kishte kontaktuar policja Bllaca ishte tezja dhe bashkëshorti i saj. Siç mëson gazeta Sinjali nga burimet e afërta të familjes së polices, kontakti i Valdetes me ta ishte vetëm pak minuta para se ajo ta shkrepte armën drejt vetes, në fund të një vrasjeje të katërfishtë.

Tazja bashkë me bashkëshortin ishin shkuar në vizitë te familja Bllaca, por aty kishte dalë Valdetja. E shqetësuar, Valdete Bllaca nuk i kishte lënë të futen brenda në shtëpi duke iu thënë se ata (familja) nuk ishin aty e që ajo vet ishte e zënë.

Pasi u përshëndetën me policen dhe vendosën të largoheshin nga aty, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan krismat e dy plumbave që Valdete Bllaca i shkrepi drejt vetes.

Skenar të tmerrshëm që e kishte përgatitur policja Valdete Bllaca. Bazuar në burime të sigurta të sinjalit, policja dyshohet se i ka qëlluar viktimat me nga dy plumba në kokë. Burimet e njëjta kanë bërë të ditur se vëllau i madh, Fisnik Bllaca u qëllua për vdekje nga e motra, derisa ishte duke fjetur në dhomën e tij të gjumit. Babain, Zeqir Bllaca dhe vëllain Blerim Bllaca i kishte vrarë në dhomën e ndejës, ndërsa nënën Hanife Bllaca e qëlloi për vdekje në një dhomë tjetër.

Pasi që vrau të gjithë anëtarët e familjes, policja Valdete Bllaca bëri vetëvrasje në koridorin e shtëpisë së saj.

Shperndaje në: