Glauk Konjufca: Gent Cakaj i ka ndihmue shumë Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritë në takim homologun e tij, ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipnisë, Gent Cakaj.

Ky i fundit tha se Kosova dhe Shqipnia gradualisht duhet me lëviz drejt nji bashkëpunimi të zgjanuem në fushën e diplomacisë .

Mbas takimit, të dy ministrat thanë se nevojiten marrëdhanie ma konkrete në fushën e diplomacisë, derisa ka paralajmërue se në mbledhjen e dy qeverive, e cila do të mbahet në Shkodër, kanë me i nënshkrue disa marrëveshje.

Ai gjithashtu shtoi se ministri i Jashtëm i Shqipnisë, Gent Cakaj e ka ndihmue shumë Kosovën.

Simbas tij, në politikën e përditshme, Cakaj e ka mbrojtjen e Republikës së Kosovës dhe interesat e përbashkëta.

“Konsideroj se përfaqësojmë shtetet tona të cilat janë produkt mbi të gjitha i luftës së Kombit shqiptarë për liri e pavarësi me dekada e shekuj. Nuk do të ndryshojë asnjëherë pavarësisht zhvillimeve në politikat tona ditore. Unë mund të them si ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës që nga ana e Republikës së Shqipërisë nuk kemi parë asnjë pozicionim zyrtar që është kundër Republikës sonë, por përkundër kemi parë vetëm ndihmesë. Dhe pjesë e këtij kontributi është edhe Cakaj që përfaqëson zyrtarisht Republikën e Shqipërisë. E përgëzojë edhe njëherë Cakajn”, tha Konjufca.

Shperndaje në: