Grenell emnohet shef i intelegjences amerikane nga Presidenti Trump

Presidenti Donald Trump ka njoftue t’Merkuren se e ka emnue Richard Grenell si shef te Intelegjences Kombetare, ne detyre.

Lajmin e raportoi e para gazeta The New York Times, tue thane se ky asht nji vendim i Presidentit ne situate kur skadonte afati per me emnue shef te ri te Intelegjences, sepse mandati i shefit aktual Joseph Maguire po kalonte.

CNN raporton se Grenell ka pak eksperience ne lamine e intelegjences dhe Trump ka reague shpejte, sa me mbyll nji vrime. Nuk pritet qe Presidenti Trump ka me nominue per pozicion permanent ambasadorin Grenell, sepse kerkohet ne ate rast konfirmimi i Senatit, thote CNN.
Shperndaje në: