Zaev dhe Tsipras, fituesit e Çmimit Ndërkombëtar të Paqës në Westphalia

Ish-kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, janë përfituesit e këtij viti të Çmimit Ndërkombëtar të Paqës në Westphalia, i cili njeh Marrëveshjen e Prespës që ka zgjidhë mosmarrëveshjen për emnin, transmeton Rrokum.TV

Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev kanë ba nji akt diplomatik me marrëveshjen e arritun lidhun me konfliktin mbi emnin e Maqedonisë, tue dhanë nji kontribut shumë domethanës për stabilitetin e të gjithë rajonit të Ballkanit, tha Dr Reinhard Zinkan, kryetar i Komunitetit Ekonomik të Westphalia.

Në spjegim, Zinkan thekson se të dy ish-kryetarët e qeverive tash e kanë hedhë kontekstin politik dhe të ardhmen, përpara karrierave politike personale./Rrokum.TV

Shperndaje në: