Vjen konfirmimi: Bahet e ditun a ka me mbetë Grenell i dërguemi i presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka emnue ambasadorin e SHBA në Gjermani dhe të dërguemin e posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

“Ambasadori Grenell u konfirmua për rolin e tij si ambasador nga Senati në prill të vitit 2018 dhe ai ka disa vite përvojë duke punuar me Komunitetin tonë të Inteligjencës në një numër pozicionesh shtesë, duke përfshirë pozitën si i Dërguar Special për negociatat Serbi-Kosovë dhe si zëdhënës i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

“Ai është i përkushtuar për një qasje jo-politike, jo-partizane si udhëheqës i Komunitetit të Inteligjencës, nga e cila varet siguria dhe mbrojtja jonë. Presidenti ka besim të plotë se Ambasadori Grenell do të kryejë detyrat e tij të reja me nder”, theksohet në deklaratë.

Edhe mbas emnimit në pozitën e re, Grenell ka me mbetë i dërguemi i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mund të konfirmojmë që ambasadori Grenell do të shërbejë si ambasador i SHBA-së në Gjermani, i dërguari special presidencial për negociatat e paqes mes Kosovës dhe Serbisë dhe tani si Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, njëkohësisht”, ka thanë për REL, Dick Custin nga zyra e ambasadorit Grenell.

Shperndaje në: