Amerikanët e ndalin njohjen e Jamaica’s, deri në heqjen e taksës?

Njohja e shtetit të vogël të Caraibeve, Jamaica, ka shkaktue skandal diplomatik në Kosovë.

Mbramë lajmi i njohjes u ba i ditun nga të gjithë liderët politikë të Kosovës, mirëpo vetëm disa orë ma vonë, ministria e jashtme e këtij shteti e mohoi nji gja të tillë.

Shkrimi në Periskopi:

Njohja i është komunikuar ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Citaku. Ajo përmes një komunikimi zyrtarë kishte njoftuar liderët institucional të Kosovës, me rekomandimin që të pritet deri në dërgimin e notës verbale.

Mirëpo, liderët duket se nuk kishin përfillur fare këtë rekomandim, duke bërë publik lajmin e njohjes.

Burime të sigurta të Periskopi tregojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga vendoja e taksës kundër mallrave serbe nuk kishte kundërshtuar fushatën e çnjohjeje të Kosovës nga Serbia, si masë ndëshkuese për autoritet kosovare, të cilat edhe më tutje janë duke i injoruar sugjerimet e Uashingtonit për pezullimin e taksës.

“SHBA-ja tashmë përmes komunikimit diplomatik ka bërë të qartë se Xhamajka nuk do të njoh edhe zyrtarisht Kosovën, derisa kjo e fundit nuk e pezullon taksën”, kanë thënë këto burime.

Njohja e fundit për Kosovën ishte më 15 shkurt 2018.

Shperndaje në: