Hoti me këtë deklaratë del kundër shefit të tij në Qeveri

Marrëveshjet e nënshkrueme për hekurudha dhe autostrada në mes Kosovës dhe Serbisë në Munich të Gjermanisë, janë në interes të Kosovës dhe gjithë rajonit dhe në funksion të lëvizjes së lirë dhe rrugës integruese drejt Bashkimit Europian, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka sqarue pozicionin e saj në raport me këto marrëveshje të nënshkrueme në Munich me 14 Fror, mbas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, se ai mbante rezerva për faktin se nuk ishte aspak i përfshimë në bisedime dhe procesin e nënshkrimit.

Të dy këto marrëveshje, si edhe ajo për vendosjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, janë shkrue mbas ndërmjetësimit të dërguemit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit Richard Grenell.

Zavendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, në nji përgjigje për Radion Evropa e Lirë, thotë se “letrat e qëllimit apo interesit” për lidhjet infrastrukturore që duhet të ndërtojë Kosova deri në pikë-kalimin kufitar me Serbinë, të nënshkruara në Mynih, janë në interesin e Kosovës dhe janë mbështetur nga SHBA-ja.

“Si partner qeverisës, jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë që i takojnë qeverisë lidhur me procesin e dialogut”, tha ai.

Shperndaje në: