Kurti ‘godet’ ministrat e LDK’s: Asnji marrëveshje apo projekt mos m’u procedue pa u konsultue me mue (dokument)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, jau ka ba me dije ministrave të kabinetit të tij që marrëveshjet apo projektet, mos me u implementue e publikue pa miratimin e tij.

Këtë njoftim, Kurti e ka ba përmes nji shkrese zyrtare, ndërsa të njajtin mesazh, jau ka dërgue edhe agjencive, departamenteve dhe dikastereve të ministrive, shkruen Gazeta Insajderi.

Kurti tutje ka ba me dije se duhet shtue kujdesin në proceset e përzgjedhjet dhe krijimit të listave të kandidatëve, që janë procedue nga Qeveria e kalueme, ajo e Ramush Haradinajt.

“Për të mos u detyruar që të bëjmë punë të dyshitë, kërkoj nga ju që të shqyrtoni procedurat, kualifikmet, dhe sipas ligjit për shërbimin civil të sigurohet dhe respektohet posaçërisht parimi i meritës”, thuhet në njoftimin në zyrtar.

Shperndaje në: