Policia: I bastisëm pronat e Xhabir Zharkut, gjetëm armë dhe municion…

Policia e Kosovës ka konfirmue bastisjet e pronave të ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku.

PK ka konfirmue se ka gjetë armë dhe municion në shtëpinë e Zharkut, pronë e djalit të tij, Mërgimit.

Simbas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e njajtë janë konfiskue edhe disa pajisje elektronike si telefona, IPAD dhe DVR dhe të tjera.

Mësohet se mbas intevistimit të dyshuemit në prezencën e avokatit mbrojtës me urdhën të Prokurorit, i njajti asht lirue në procedurë të rregullt.

Njoftimi i Policisë Rajonale të Ferizajt:

Hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale –Ferizaj,sot gjatë ditës, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore – Ferizaj,është kryer një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit M.ZH.(m/sh/k 31 vjeç) në Kaçanik.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:

– Një pistoletë e tipit Glock 17 9×19 me numër serik AKG577 me një karikatorë dhe 17 cop fishek të kalibrit 9mm, për të cilën nuk posedon leje.

– Një armë e gjatë e prodhimit Mossberg, model Patriot made in USA, me nr. Serik: MPR 108642 me dylbi, një paketim me 9 cop fishek me mbishkrim 30-06 Sprg, .me leje valide.

– Nëntë paketime me fishek (180 cop) me mbishkrim 30-06 Sprg,

– Një pistoletë SIG SAUER P226 me numër serik U135891 me një karikatorë me 5 cop fishek për të cilën nuk posedon leje,

– Një Pistoletë Beretta , made in USA BUPICO me numër serik PC0189943 me dy karikatorë dhe 22 cop fishek të calibrit 9mm, me leje valide.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njëjtë janë konfiskuar edhe disa pajisje elektronike si telefona, IPAD dhe DVR dhe të tjera.

Pas intevistimit të të dyshuarit në prezencën e avokatit mbrojtës me urdhër të Prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Shperndaje në: