Presidenti Thaçi: Pse Donald Trump asht “dhuratë nga Zoti” për Kosovën

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ka droe që dekada kanë me humbë nëse diçka “nuk ndodh” në dialog me Serbinë këtë vit, njiherit tue e vlerësue situatën aktuale si “kurrë ma afër” dhe “kurrë ma tej” sesa zgjidhja e mosmarrëveshjes.

“Nëse diçka ndodh në negociatat me Serbinë, do të ndodhë këtë vit. Nëse nuk ndodh këtë vit, kam frikë se do të humbasim dekada,” tha ai në nji intervistë me BBC në gjuhën serbe.

Ai thotë se viti i fundit i mandatit të parë të Presidentit Donald Trump asht koha ma e mirë për me arritë nji marrëveshje në Ballkan.

“Unë nuk mendoj se do të jemi në gjendje të rimarrim vëmendjen e Presidentit Trump, SHBA dhe ekipit të tij. Ky kthim i vëmendjes së SHBA në rajonin tonë është një dhuratë nga Zoti, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë – ne duhet ta përdorim atë, tha Thaçi.

Tue folë për bashkëpunimin e tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçcic, me të cilin shumë herë e ka gjeër veten në nji tavolinë për me diskutue zgjidhjen e mosmarrëveshjes Serbi-Kosovë, ai tha se ka pasë dallime në të kaluemen midis tyne dhe se këto dallime egzistojnë edhe sot.

Ai beson, megjithatë, se kjo nuk duhet m’i parandalue ata, si dy presidentë, me diskutue të ardhmen.

Asnjëherë nuk kemi qenë më pranë një marrëveshje sepse shumë procese të tjera kanë përfunduar – Kosova është e lirë dhe e pavarur, dhe Serbia e ka të qartë pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë, ne jemi shumë larg – do të varet shumë nga liderët e të dy vendeve, nëse ata do të investojnë në të ardhmen ose do të mbeten peng të së kaluarës”, saktësoi Thaçi.

Ai kujton se as Serbia dhe as Kosova nuk munden me kërkue anëtarësimin në BE pa nji marrëveshje përfundimtare.

“Nëse e humbim këtë mundësi, ne do të qajmë në portat e Brukselit, por askush nuk do të kujdeset,” tha ai.

Shperndaje në: