Komuna e Graçanicës ia largon prindët nga puna futbollistit serb që i tha ‘PO’ Kosovës

Vendimi për me luejt për Kosovën i ka kushtue shumë të riut serb nga Komuna e Graqanicës, Ilija Ivic.

Pikërisht Komuna e Graçanicës i ka largue dy prindët e tij nga puna, nanën e tij e cila punonte si shërbyese civile në Komunën e Graçanicës dhe babën e tij, i cili punonte si punëtor arsimi, raporton Gazetasheshi.com.

Lajmi asht konfirmue edhe nga Klubi Futbollistik “Flamurtari”, që kanë marrë me shqetësim te thellë këtë informacion.

Futbollisti 19 vjeçar Ivic kishte pranue ftesë nga selektori i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, por që nuk kishte arritë me u paraqitë për “Dardanët”, mbasi që ishte me ekipin e Flamurtarit në Antalya të Turqisë.

Për vendimin e tij kishin shkrue edhe mediat në Serbi, të cilat e kishin konsiderue si skandaloze veprimin e të riut serb.

Duket që ky presion nga Beogradi ka ndikue edhe në zyrtarët e Komunës së Graçanicës të cilët e kanë marrë këtë vendim.

Ivic para do dite deklaroi se ka me pranue ftesën e Kosovës dhe ka me dhanë maksimumin për fanellën “Dardane”.

Shperndaje në: