Krisma me armë zjarri te ‘Grandi’ në Prishtinë: Plagoset nji person

Nji përleshje e armatosun ka ndodhë në orët e hershme të mëngjesit të së Shtunës në Prishtinë, afër Grandit.

Rreth orës 03:36, policia asht njoftue se në rrugën ‘Garibaldi’ Prishtinë ka krisma me arme zjarr. Policia e ka konfirmue lajmin, tue tregue se nji person ka marrë plagë në kambë, dhe njani asht arrestue.

Njësia policore ka dal ne vend të ngjarjes, kanë arrestuar të dyshuarin tek i cili është gjetur një armë me një karikator dhe tre fishekë. Në vendin e ngjarjes është hasur edhe viktima i cili kishte marr plagë në këmbë nga arma e zjarrit, ai është dërguar në QKUK për trajtim mjeksor”, tha Bajram Krasniqi për Metron.
Gjithashtu policia tregoi se një person tjetër ka marr lëndime trupore nga persona të panjohur. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar. Në vend e ngjarës janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.65.

Është njoftuar prokurori kujdestar, me akt-vendim të tij i dyshuar është dërguar në mbajtje. Viktima pas tretmanit në QKUK është liruar.

Shperndaje në: