Kurti reagon për sulmin ndaj Hotit, dikur vet gjuente me vo edhe në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reague për sulmin me vo që i asht ba sot zavendësit të tij në Qeveri, Avdullah Hoti.

Përmes nji postimi në Facebook, Kurti ka thanë se këto janë veprime të dirigjueme nga mllefi i zgjedhjeve të 6 Tetorit, por që nuk e shqetësojnë qeverinë.

Ka thanë se qeveria e tij po punon e angazhohet për të mirën e popullit e të shtetit, dhe mbështetet gjanësisht nga qytetarët.

“Veprimet e dirigjuara prej marazit të ngelur nga 6 tetori e 3 shkurti nuk e shqetësojnë qeverinë, e cila po punon e angazhohet për të mirën e popullit e të shtetit, dhe mbështetet gjerësisht nga qytetarët. Zv.kryeministrit Hoti i uroj forcë e punë të mbarë, opozitës i dëshiroj frymë bashkëpunuese, edhe kur e luftojmë korrupsionin e krimin, edhe kur e mbrojmë shtetin e kombin”, ka shkrue Kurti.

Mirëpio, ishte vet partia e Kurtit, Vetëvendosje, dhe vet Kurti ata që në të kaluemen në raste shumë të shpeshta kishin sulmue me vo zyrtarë të pozitës.

Shperndaje në: