Qe kush e ka fajin per skandalin diplomatik me Jamaica

Zadhanësi i PDK, Avni Bytyçi, në konferencë për media, tha se pamvarësisht kush e ka publikue lajmin i pari, Ministria e Puneve te Jashtme ka qene dasht me konfirmue ose jo njofjen.

“Sa i përket politikës së jashtme dhe skandalit të Xhamajkas, për ne shumë pak e rëndësishme është kush ka folur i pari a i fundit. Me rëndësi është që ministri i Punëve të Jashtme, Konjufca të kuptojë rolin dhe detyrat që ka. E kuptojmë që është i ri në atë pozicion, por ministri i Punëve të Jashtme është instanca e vetme zyrtare që konfirmon pranimin ose jo të ndonjë note verbale për njohje nga shtetet. Ka gabuar shumë kur ka publikuar dhe ka penguar një shtet që ndoshta ishte në prag të njohjes”

Simbas tij, Konjufca e ka pranue se Jamaica na ka njoft si shtet dhe si tha Bytyçi, ai mban pergjegjesine.

“Ministri është përgjegjës për veprimet që bën në fushën e tij. Ai e ka pranuar që Xhamajka na ka njohur si shtet dhe si i tillë ai është përgjegjës, është instanca më e lartë dhe e vetme për këto çështje”, ka thanë Bytyçi.

Shperndaje në: