Ky asht plani qe po pregaditet per Kosoven, e zbulon Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka deklarue se vendi i tij frik ka me marr ofertë lidhun me Kosovën, të cilën ka me qene shume e zorshme me refuzue.

Por nuk e la pa shtue se oferta njikohesisht s’ka me u pranue lehte, sepse si tha Vucic, asht e ngjajshme me Planin e Ahtisaarit, plus Asociacioni.

“Deri në fund të këtij viti, Serbia ka me marr nji ofertë lidhun me Kosovën dhe Metohinë, të cilën ka me qene zor me refuzue, por në të njajtën kohë edhe zor me pranue”, ka thanë Vucic.

Presidenti i Serbise tha se nuk e din ende cila ka me qene iniciativa e të Dërguemit Special të BE, por parashikon se ka me qene njisoj nji Plan i Ahtisaarit plus-plus, që domethane Serbia merr garanci për pranimin në BE, por duhet me njoft Kosovën dhe gjithashtu me fitue status të veçantë për serbët.
Shperndaje në: