PDK: Kurti nuk ka plan qeverisës! Veprimet ndaj administrates jane te paligjshme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj dhe Zadhanësi i PDK Avni Bytyçi, ne konferencën për media kane kritikue ashpër kryeministrin Albin Kurti, i cili edhe mbas 5 muejve nga zgjedhjet e 6 Tetorit, ende nuk ka ofrue nji program qeverisës.

“Në mungesë të një vizioni të qartë z. Kurti si Kryeministër ka ndërmarr veprime që sulmojnë në thelb administratën e pavarur të shtetit. Për Partinë Demokratike janë të kuptueshme dhe të pranueshme veprimet ligjore e që kanë për qëllim mbrojtjen e institucionit. Mirëpo, është mëse e qartë që kjo qeveri nën petkun kinse të ligjshmërisë ka filluar një spastrim me agjendë politike brenda institucioneve të Republikës së Kosovës. Shembull është rasti i drejtorit të doganave, që kishte ardhur në këtë pozitë pas një konkursi transparent dhe të mbikëqyrur nga Ambasada Britanike, madje në kohën sa në krye të Ministrisë së Financave ishte LDK-ja”, tha nënkryetari i PDK, Shaqir Totaj.

Ai tha se ky veprim i kryeministrit Kurti ka qenë i paligjshëm dhe i dëmshëm për Doganën.

“Ne ftojmë këtë qeveri që ti mbaj duart larg nga institucionet e pavarura dhe individë të cilët deri më tani janë shquar për sukses dhe ku shteti i Kosovës ka investuar me vite në ta”, tha Totaj, i cili po ashtu ngriti shqetësimin se kryeministri i ri u ka dhënë direktiva ministrave në kundërshtim me ligjin që të kujdesen për proceset e përzgjedhjes së kandidatëve në shërbimin civil, përderisa kjo çështje është e rregulluar me ligj.

Nga ana e tij, Zadhanësi i PDK Avni Bytyçi, tha se këto veprime antiligjore të Kurtit vijnë spse ai ende nuk ka plan qeverisës. “Dhe si rezultat ne e kemi një qeveri pa një orientim të qartë, e cila veprimet e saja i bazon në populizëm duke e imponuar mentalitetin improvizues. Pa një plan të qartë, e pa propozime konkrete deri më tani për buxhetin, Qeveria e Kosovës e ka reduktuar rolin e saj vetëm në akte ad-hoc-e dhe vendime populiste”.

“Qeveria Kurti, përpos mungesës së programit qeverisës ka mungesë edhe të kohezionit të brendshëm me partnerin e koalicionit. Si e tillë, kjo Qeveri fletë me dy apo me shumë qëndrime, gjë që thellon edhe më shumë paqartësitë. Mos koordinimi në mes LVV dhe LDK krijon paqartësi tek qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombetarë, me theks të veçantë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për Partinë Demokratike të Kosovës këto dy raporte janë të domosdoshme për të ardhmen e mire të vendit”, tha Bytyçi.

Shperndaje në: