Kurti shkon në Londër, kjo asht arsyeja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërri në Londër ku ka me marrë pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ky Samit ka me i fillue punimet sot.

Në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi asht me u prezentue sektorët me mundësi të mëdhaja investimi.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH), ka për qëllim përdorimin e investimeve si nji mjet për me i ndërtue ekonomitë në vendet që janë në zhvillim.

Shperndaje në: