Thellohet tragjedia në Kumanovë: Vdes edhe nji familjar, mbas tre fëmive që humben jetën nga shpërthimi i bombolës

Në Klinikën e neuorologjisë në Shkup ka ndrrue jetë pacienti 58 vjeçar, që ishte në gjendje kritike si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në katundin Rramali të Kumanovës, përcjell INA.

Shpërthimi i bombolës ndodhi të Diellën në mëngjes në nji dhomë shtëpie ku humbën jetën tre fëmi të moshave prej 8 deri 11 vjeç, si dhe 7 familjarë të tjerë mbeten të plagosun randë me të djeguna.

Nji nga drejtorët e klinikës, Ilir Hasani, theksoi se në gjendje të randë janë edhe dy gra të moshave 30 dhe 50 vjeç, por po ashtu edhe nji burrë në moshë.

Shperndaje në: