Ja nisi! 30 mijë euro veç për web-faqe i jep ministri i Kurtit!

Ministria e Integrimit Europian, para do dite ka finalizue kontratën ma të re për këtë vit.

Shkrimi:

Dikasteri që udhëhiqet nga ministri Blerim Reka, ka nënshkruar ritenderin që ka të bëjë me “Shërbime dizajnimi, krijimi dhe mirëmbajtje të ueb faqeve për nevoja të MIE-së”.

Fillimisht vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 30.000,00 euro, porse e njëjta është kurorëzuar për 28.500,14 euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik N.SH. ” Spinp Agency “.

Në përshkrimin e shkurtër të kontratës të publikuar nga prokurimi thuhet: Hostimi i ueb faqes zyrtare te MIE-se, ueb faqes me informata rreth procesit per liberalizimin e vizave dhe migrimit jo te rregullt, ueb faqes me informata rreth MSA-se ne pergjithesi si dhe ueb faqes per publikimin e akteve ligjore te BE-se per nevoja te MIE-se Shërbime dizajnimi, krijimi dhe mirëmbajtje të ueb faqeve për nevoja të MIE-së (sipas specifikave teknike nga nr. rendor 1-4) të DT’.

Tutje, bëhet me dije se kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është bërë për 36 muaj./Indeksonline/

Shperndaje në: