Ministrit te Kurtit web-faqja i kushton 30 mije, e neve veç 900 euro!

Arbresh.info rapoton se Ministria e Integrimit Europian, e udhëhequn nga Blerim Reka, ka dhanë tender në vlerë 30 mijë euro për mirëmbajtjen e web-faqes.

Kjo ka ba me reague kryeshefi egzekutiv i KRM “Uniteti” në Mitrovicë, Gazmend Morina.

Ai n’Facebook ka shkrue se krijimi dhe mirëmbajtja e web-faqes së KRM “Uniteti”, ka me kushtue vetëm 900 euro.

“Kemi planifikuar lansimin e ueb faqës së kompanisë ta bëjmë pas disa ditësh, por me nxiti një lajm i publikuar sonte se si një ministri ka lidhur kontrate për krijimin dhe mirëmbajtjen e ueb faqes në vlerë prej 30 mijë euro.Sa për kuriozitet KRM “Uniteti” ka kontraktuar një kompani përmes tenderimit, ku krijimi i saj dhe mirëmbajtja 6 mujore ka kushtuar komplet rreth 900 euro.
Kjo është ueb faqja në versionin testues”, ka shkrue ai.

Arbresh.info rikujton se Ministria e Integrimeve Europiane don me ndryshue vetem dizajnin e web-faqeve, dhe kjo buxhetit të shtetit i ka kushtue plotë 30 mijë euro ose saktësisht 28.500,14.

Shperndaje në: