Flet i ftuemi i Speciales në cilësinë e të akuzuemit, refuzon me ju përgjegj ftesës

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Zogaj, asht i ftuemi i radhës nga Gjykata Speciale.

Zogaj ka thanë për lajmi.net se asht ftue në cilësinë e të akuzuemit.

Zogaj asht ftue me u intervistue me datë 23.03.2020, të cilës ka thanë se nuk do t’i përgjegjet, mbasi asht prekë në familje.

“Jam ftuar në cilësinë e të akuzuarit. Unë nuk do t’i përgjigjëm kësaj ftesë të Gjykatës Speciale, arsyeja është se brenda në familje më kanë vra, e tana mi kanë ba edhe sot nuk do t’i përgjigjëm”, ka thanë Zogaj.

Shperndaje në: