Kryetari i Listës Serbe tregon pse nuk hyni në koalicion me Albin Kurtin

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic, tha se asht herët me u parashikue se çka ka me ba Qeveria e re në Prishtinë për serbët. Ai thotë se Lista Serbe ka disa arsye pse nuk po hyn në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Qëndrimi i Listës Serbe është i qartë dhe publik. Ne jemi të gatshëm të punojmë me përfaqësuesit shqiptarë të zgjedhur në mënyrë të ligjshme për të punuar së bashku për të adresuar problemet që hasin populli serb në Kosovë. Por kryesisht përgjegjësia e qeverisë së sapokrijuar që administron institucionet e nivelit qendror”, tha ai.

“Pozicionet tona në institucione janë rezultat i mbështetjes së qytetarëve tanë dhe nuk janë rezultat i një marrëveshje me partitë në pushtet në Prishtinë. Ne nuk duhet lejuar që ministritë të vënë stafin tonë në shërbim të interesave të tyre. Futja e shërbimit ushtarak dhe dëmet e luftës ndër të tjera janë arsyet pse nuk mund të ishim pjesë e këtij koalicioni, sepse s’i mbështesim kurrë këto ide”, tha ai.

Rakici tha se arritja e marrëveshjeve për autostrada dhe linjë hekurudhore do të krijojnë mundësi të mëdhaja për zhvillimin ekonomik, mbas heqjes së taksës.

“Sapo Prishtina ta heqë taksën, ekipi ynë negociator është gati për negociata. Presidenti Vuçiq e përsëriti këtë disa herë. Kanë kaluar shumë kohë që nga futja e taksës dhe pasojat nuk janë vetëm ekonomike, por kanë zgjeruar hendekun midis popullit serb dhe atij shqiptar. Kur bëhet fjalë për dialogun, është turp që BE-ja si garanci, të mos hesht për faktin se Prishtina ende nuk e ka përmbushur detyrimin e saj formimin e komunave me shumicë serbe”, shtoi ai.

Shperndaje në: