Mediumi serb: Ky asht plani i Perëndimit për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka paralajmërue se gjatë këtij viti Serbia ka me u përballë me nji ultimatum rreth çashtjes së Kosovës. Siç pretendon Vucic, ky vit ka me qenë nji periudhë e vështirë për Beogradin, derisa mediat serbe raportojnë për nji plan (Ahtisari ++) që ka me ju servue Serbisë nga fundi i vitit.

“Kurir” medium që njihet për afërsi me pushtetin në Serbi, shkruen sot se ky plan ka me qenë e pamundun me u pranue, ndërkohë thonë se refuzimi i tij ka me rezultue me pasoja serioze për Serbinë tue e futë në konflikt me fuqitë e mëdhaja dhe me izolim të Serbisë.

Simbas këtij plani, gjithmonë simbas “Kurir”, Serbisë do t’i ofrohet garancia me hy në BE dhe autonomi ma e madhe për serbët në veri në këmbim të njohjes së pamvarësisë së Kosovës.

“Jam i bindun që deri në fund të vitit do të marrim diçka që ka me qenë e vështirë me refuzue, por nuk do të jemi në gjendje me pranue”, ka thanë Vucic.

Përveç nji autonomie për pjesën veriore të Kosovës, Kurir shkruen se do t’iu jepet edhe statusi i ekstorialitetit kishave ortodokse në Kosovë, dhe gjithashtu të hyrat që do të grumbullohen nga doganat në veri të Kosovës do të shkojnë për komunat veriore.

Gjithë këto raportime dhe deklarime të Vucic’it po bahen tashma në prag të zgjedhjeve të reja në Serbi

Shperndaje në: