Kosova-Maqedonia e Veriut: Qe kur dalin në shitje biletat dhe qe ku munden me u ble

Kosova ka me luejt ndeshjen ma të randësishme në histori të saj kundër Maqedonisë së Veriut, në kuadër të ‘play-off’ të Ligës së Kombeve për me sigurue biletën finale për Evropianin 2020.

‘Dardanët’ patën nji rrugëtim fantastik në Ligën e Kombeve dhe tash kanë shansin me ja vnue kapakun përformancave të jashtëzakonshme, kur do të ndeshen me Maqedoninë e Veriut me 26 Mars në gjysëfinalen e ‘play-off’.

Faqja “Kosovan Abroad” shkruan në Twitter se biletat do të dalin në shitje me 2 Mars dhe se munden me u ble në webfaqen mktickts.mk.

Shperndaje në: