Vdes Hosni Mubarak

Ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, i cili sundoi vendin e Afrikës së Veriut për 30 vjet deri në kryengritjen e dhunshme, ka vdekë në moshën 91 vjeçare.

Mubarak u rrxue nga froni në vitin 2011 dhe ai ishte lideri i parë që u përball me gjykim mbas kryengritjeve të pranverës arabe që përfshiu rajonin.

Ai kaloi gjashtë vjet mbasi u përball me gjyqin në nji mori çashtjesh që nga korrupsioni deri te vrasja e protestuesve, revolta 18-ditore e të cilëve tronditi botën.

Mubarak u la i lirë në vitin 2017 mbasi u pastrue nga akuzat përfundimtare të vrasjes ndaj tij.

Shperndaje në: