Presidenti Thaçi kritikon BE’n, qe çka thotë në Washington

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kritikue Bashkimin Europian, në vizitën e tij në Washington, për shkak të mosliberalizimit të vizave për Kosovën dhe vonesave të shkaktueme në dialogun Kosovë-Serbi.

Postimi i tij:

Në Brookings Institute bashkëbisedova me ekspertë amerikanë për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe kërkova që SHBA-ja ta ruajë fokusin në rajonin tonë.

Po ashtu, aty theksova se BE-ja është duke u vonuar me Kosovën dhe me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kjo vonesë po e lëndon besimin në institucionet e BE-së dhe po e zvogëlon fuqinë e BE-së për të ndikuar në rajon.

Roli i SHBA-së mbetet i pazëvendësueshëm në përpjekjet tona për të arritur paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor. HTH

Shperndaje në: