Efekti Grenell: A po dorëzohet Vetëvendosje?

Shefi i deputetëve të VV, Rexhep Selimi, ka thanë se kanë me u koordinue me SHBA për heqjen e taksës 100 përqind.

Kështu ka deklarue ai sot në nji intervistë për Express, ku ndër të tjera ka shtue se kanë me vendosë masën e reciprocitetit.

“Reciprocitetin e shohim si niveli më i lartë i besimit reciprok dhe i raporteve reciproke, dhe këtë vlerë si shumë vlera të tjera i kemi mësuar pikërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë ai.

Mirëpo, të njajtën SHBA nuk e ka përkrahë dhe këta kanë kërkue heqjen e plotë të taksës. E për këtë çashtje, Selimi ka thanë se do të koordinohen pikërisht me aleatin ma të madh të Kosovës.

“Nuk e di saktësisht, kur është agjenda po gjithsesi ne do të koordinohemi në mënyrë të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thanë ai.

Shperndaje në: