Agim Veliu tregon se a ka me shkarkue nga puna naj shef të Policisë

Ministri i Punëve të Mbrendshme dhe Administratës Publikes, Agim Veliu, ka thanë se ka me hulumtue dhe ka me ardhë në përfundim, për shkarkimet që duhet me i ba si ministër.

Kështu ka deklarue ai sot gjatë vizitës në Policinë e Kosovës, ku tha se qëllimi i tij kryesor gjatë këtij mandati asht me lanë ministrinë ma mirë se e ka gjetë.

“Qëllimi kryesor i im i si ministër i Punëve të Brendshme me gjitha agjencionet ta bëjmë një sistem i cili duhet të jetë i besueshëm për qytetarin e Republikës së Kosovës, për partnerët ndërkombëtar, për regjionin, por edhe për gjithë ata që bashkëpunojmë. Qëllimi kryesor i imi është që këtë ministri ta lë më mirë se sa e kam gjetur”, tha ai.

“Do të bëj një vizitë tek të gjitha, do të njoftohem me organo gramët e këtyre agjensioneve, me punët, me sfidat. Cilat janë prioritet e tyre, një-dy-tre të zëmë. Cilat janë sfidat e tyre. Do të kërkoj nga ata që të më thonë cilat janë pritjet e tyre nga unë. Pasi që të bëj një lloj skanimi siç po thuhet të të gjithë ministrisë dhe agjensioneve, atëherë do të vij në një përfundim se çka ka nevojë të ndërmarrë unë si ministër, në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të mija si ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike”, tha ai.

Shperndaje në: