A shihni andrra me skena erotike? Qe çka mshefet mbas tyne (foto)

Psikologët kanë dalë në përfundimin se andrrat erotike vijnë për shkak të aktivitetetit intensiv që ndodh në trunin e njeriut.

Seksi asht nji gja e randësishme në jetën e secilit prej nesh.

Ndaj nuk asht aspak e çuditshme që andrrat kanë përmbajtje seksuale.

Pa marrë parasysh nëse bahet fjalë për seks me dikë të panjoftun, me ndonji person të famshëm, më ndonji mik ose me diçka krejtësisht tjetër mos u shqetësoni, asht krejtësisht normale.

Andrrat erotike munden me tregue disa pasione ose dëshira të mbrendshme.

Truni i njeriut ka diçka që quhet ‘censurë’, dhe kjo censurë ka tendencë me u çlirue pikërisht në andrra.

Aty gjithçka asht e lejueshme.

Pra, edhe pse disa andrra munden me ju tmerrue kjo nuk ka randësi!

Tabutë, marrja dhe gjana të tjera të ndalueme, në andërr nuk ekzistojnë.

Simbas Freud’it, andrrat e nxeta tregojnë se andërruesi asht i aftë me ndërtue skenaret që dëshiron.

Kjo i bjen me i knaqë impulset e tij të pavetëdijshme.

Këto andrra munden me përfaqësue edhe nji dëshirë për me pasë raporte fizike me dikë që adhuron në jetën e përditshme.

Andrra mundet me qenë tanësisht seksuale, por që në thelb mundet me folë për gjana të tjera, që nuk kanë lidhje me seksin.

Në fakt, zgjedhja e aktorëve simbas spjegimeve të ndryshme psikologjike, mundet me qenë e rastësishme, por mundet me qenë edhe tregues i dëshirës për lidhje të pandërgjegjshme, për sa u përket këtyne personave.

Shperndaje në: