A ka me ju bashkue Pacolli ‘Qeverisë Kurti’? Flasin nga AKR’ja

Grupi parlamentar i Aleancës për Kosovën e Re (AKR), në Kuvendin e Kosovës, i përbamë prej vetëm dy deputetëve, kryetarit të partisë, Behgjet Pacollit dhe Mirlinda Sopi – Krasniqi, nuk ka me u ba pjesë e Qeverisë Kurti.

Sekretari i Përgjithshëm i AKR’s, Vesel Makolli, ka thanë për Gazetën Insajderi se AKR nuk ka me qenë pjesë e kabinetit Kurti.

“S’ka kurgjo. Ne përveç që e kemi votuar qeverinë, nuk e kemi votuar qeverinë për kurgjo, por parimisht e kemi votu për shkak se ka qenë vullnet i popullit dhe nuk jemi bllokues, jemi për interesin e përgjithshëm”, ka thanë Makolli për Insajderin.

Shperndaje në: