Mjekët kosovarë i dërgojnë letër ministrit Vitia mbas situatës me coronavirusin

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i ka ba ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, nji kërkesë publike në emën të gjithë punëtorëve shëndetësorë të Republikës së Kosovës, tue i këkrue me reflektue.

Letra e plotë:

I nderuari Z. Ministër,

Duke u nisur nga situata aktuale në mbarë globin tonë, po ju adresohemi me disa pyetje konkrete me qëllim të mospërhajes së panikut në komunitetin tonë:

Cilat janë kapacitetet tona për mbrojtjen e pandemisë së supozuar nga OBSH-ja me qëllim të luftimit të Coronavirusi COVID -19.

Cilat janë masat mbrojtëse përveq atyre që i proklamoni në lidhje me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve shëndetësor.

Cilat janë masat të cilat i keni ndërmarr ju me Ministritë përkatëse me qëllim të funksionalizimit shtetëror për parandalimin e kësaj pandemie të supozuar.

Sa është kostoja financiare e përllogarritur me qëllim të parandalimit të kësaj pandemie(sipas OBSH-së).

Pra i nderuari Ministër, duke parë situatën e krijuar që në mediume tona p.sh. nuk kemi asnjë komunikim me publikun për masat e parandalimit të kësaj pandemie të supozuar, ju lutem reflektoni.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është e hapur edhe jashtë protokoleve burokratike që po i bëni të angazhohemi me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë të punëtorëve shëndetësor dhe popullatës, gjë të cilën ju kam trasmetuar edhe përmes komunikimit privat.

Edhe një herë ju lutem që të reflektoni dhe të merrni në konsideratë apelin tonë sepse situata e krijuar në këtë vend është përgjegjësi e secilit.

Shperndaje në: