Amerikanët paralajmërojnë sanksione për Serbinë

Departamenti i Shtetit Amerikan ka ba thirrje sot të gjithë aleatëve dhe partnerëve me heqë dorë nga transaksionet me Rusinë që kishin me mujt me sjell deri te vendosja e sanksioneve simbas aktit ligjor amerikan CAATSA. Kjo nuk asht hera e parë që departamenti i shtetit amerikan ka paralajmërue se këto masa janë të mundshme për Serbinë.

Sistemi i mbrojtjes kundërajrore Pantsir S që u ble nga Rusia dhe me të cilin u krenuen aq shumë në Serbi tash mundet me ju sjellë telashe mbasi ligji amerikan i mundëson atyne që me i caktue sanksione Serbisë nëse blejnë armatim nga Rusia.

Kështu ju ka përgjigjë Departamenti i Shtetit pyetjeve të Zërit të Amerikës kur asht pyeë për dërgesën e parë të sistemit kundërajror rus.

“Në bisedë me zyrtarë të naltë qeveritarë në shumë raste kemi shprehë brengën rreth blemjes së pajisjeve ushtarake ruse nga Serbia, përfshi edhe blemjen e sistemit Pantsir” tha zadhanësi i Departamentit të Shtetit.

Shperndaje në: