Rregullorja e re: Ka me ju befasue deri n’sa këshilltarë munden me i emnue zv/kryeministrat e Kurtit

Kryeministri Albin Kurti sa ka ardhë në krye të Qeverisë ka realizue apo ba ‘Rregulloren (QRK) – nr. 05/2020′, kjo rregullore parasheh përgjegjësinë e zyrës së kryeministrit, zavendëskryeministrave dhe ministrave të tij, shkruen Gazeta Metro.

Simbas kësaj rregullore të Qeverisë Kurti, parashihet që zavendëskryeministri i parë që në këtë rast i takon LDK’s, dhe në atë pozitë asht Avdullah Hoti, kë të drejtë me i punësue deri në 10 këshilltarë politikë.

Zavendëskryeministri i dytë, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, po ashtu ka të drejtën me i emnue deri në 10 këshilltarë politikë.

Hoti dhe Abazi tash munden me i emnue së bashku dhe me i punësue deri në 30 këshilltarë politikë, 20 të mbrendshëm dhe 10 të jashtëm.

Ma poshtë keni “RREGULLOREN (QRK) – NR. 05/2020 – PËR FUSHAT E PËRGJEGJËSISË ADMINISTRATIVE TË ZYRËS SË KRYEMINISTRIT DHE MINISTRIVE’

Shperndaje në: