Nuk kaloi as 1 jave e Qeveria Kurti rahaton familjarët e Sali Zybës, Xhelal Sveçles, Lumir Abdixhikut e Fitim Ukës!

Punësimet familjare dhe rahatimi i militantëve partiak po vazhdon edhe nga Qeveria Kurti, edhe pse Kurti zotohej gjate krejt fushatës se kane me e çkape shtetin dhe me respektue meritokracinë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, e ka rahatue djalin e axhës së tij si asistent të Rozeta Hajdarit, ministres të Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike. Drilon Zyba asht punësue si asistent personal i ministres Hajdari, e cila udhëheq me ministrine e randësishme të qeverisë së Kosovës.

Sami Uka, vllau i deputetit të Vetëvendosjes Fitim Uka, asht emnue si këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Emnimi i tij si këshilltar i ministri Vitia u ba me 12 Fror, ndërsa priten edhe nepotizma tjere ne kete ministri.

 

Edhe familjarët e Xhelal Sveçles kanë pase fatin e mirë gjatë këtyne punësimeve. Gëzim Sveçla u punësue si shofer i zv/kryeministrit Haki Abazi, shkruen Gazeta Metro.

Punësime në ministri qe i kane takue Vetëvendosjes ka pase edhe nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Rinor Kastrati, vllau i grues së ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, asht punësue si këshilltar i kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Nga ana tjeter, kryeministri Kurti ka ndrrue rregulloren (QRK)–nr. 05/2020′, dhe ka ba te mundun me u rrite numri i keshilltareve deri ne 10 veta, per pozitat e zv/kryeministrave Abdullah Hoti dhe Haki Abazi.

Deri sot, Qeveria Kuti ka nis me i ba krejt ‘gabimet’ qe i kane ba te gjitha qeverite e derisotme!

 

Shperndaje në: