Vrazhdesia e sauditeve: E burgosin rapper’en se e permend Meken (video+foto)

Zyrtaret saudite kane urdhnue burgosjen e artistes Ayasel Slay per shkak te kanges se saj “Bint Mecca,” ose “Çika prej Meke”, sepse zyrtaret e gjejne ofenduese me u permend ne nji kange rapp vendi i shejte i lindjes se Muhamedit.

Permes nji tweet’i, autoritetet regjionale te Mekes kane dhane urdhen me e burgos.

“Princi Khalid bin Faisal i Mekes ka urdhnue me u arrestue ata qe jane pergjegjes per kangen  ‘Bint Mecca’, qe ofendon zakonet dhe traditat e popullit te Mekes dhe kontradikton identitetin dhe traditat e popullates se respektueme”, thuhet ne tweet.

Ne video-spotin e kanges, Slay ban rap ne nji kafe e rrethueme me femi te buzeqeshun.

“Çika prej Meke asht krejt çka ju vyn/ Mos e idhnoni, se mundet me sill (“A Mecca girl is all you need / Don’t upset her, she will hurt you”) Slay knon ne arabisht, tue thane se qysh femnat prej Meke jane ma te forta e ma te bukura se femnat tjera saudite.

“Me to, ti munesh me u martue/ jeta me to ka me tu ba xhehnet” (“With her, you can complete the Sunna [get married] / Your life with her will become Paradise”), knon Slay.

Kanga e saj asht ndalue dhe kanali i saj ne Youtube asht suspendue, edhe pse kanga mundet me u gjete neper platforma tjera.

Shperndaje në: