Kurti pretendon se e “zbuloi”, por marrëveshja e Thaçit nuk ishte sekrete, për të kishte folë edhe sekretari i NATO

NATO Secretary General Jens Stoltenberg and Hashim Thaci (Kosovo)

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po e pretendon shkarkimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, me konstatimin e nxjerrun se presidenti aktual e ka shkelë randë Kushtetutën në kohën kur ishte kryeministër.

Shkrimi:

Kurti po pretendon se Thaçi ka nënshkruar një marrëveshje të fshehtë me sekretarin e Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, z. Anders Fogh Rasmussen, shkruan lajmi.net.

Kjo marrëveshje, sipas kryeministrit barti të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri, andaj sipas konkluzioneve të nxjerrura, Thaçi ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese, dhe duhet iniciuar procedurë për shkarkimin e tij.

Mirëpo kjo marrëveshje nuk është e fshehtë ashtu siç po pretendon Kurti. Për këtë kishte folur edhe vetë Sekretari aktual i NATO-s, Jens Stoltenerg.

Duke folur për mundësinë që Forcat e Sigurisë së Kosovës të shkojnë në veri të vendit, Stoltenberg kishte thënë në shkurt të vitit të kaluar se në bazë të marrëveshjes së vitit 2013 në Bruksel, FSK s’mund të shkojë në veri pa lejen e KFOR-it.

Madje kishte thënë se një marrëveshje e tillë është në fuqi dhe duhet respektuar.

“Kemi një marrëveshje, marrëveshjen e Brukselit 2013 që thotë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa lejen e KFOR-it, dhe ajo marrëveshje është ende e vlefshme dhe duhet respektuar”, kishte thënë Stoltenberg në shkurt të vitit të kaluar.

Rrjedhimisht, kjo marrëveshje nuk ishte sekrete, siç është quajtur nga Kurti dhe për këtë dihej në shumë deklarime të zyrtarëve të NATO-s për mandatin e FSK-së në veri.

“Kryeministri Kurti, në shkresën dërguar kryetares Osmani, ka potencuar faktin se pas pranimit zyrtar të detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit që, pa vonesë, të analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje SEKRETE, si dhe implikimet e saj kushtetuese, përkatësisht në lidhje me kërkesat kushtetuese të përcaktuara me nenin 20 [Bartja e Sovranitetit], nenin 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare] dhe nenin 91 [Shkarkimi i Presidentit]”, thuhet në letrën e Kurtit dërguar Vjosa Osmanit. /Lajmi.net/

Kurti njofton Osmanin për nji “marrëveshje të msheftë të Thaçit me Sekretarin e NATO’s”

Kurti sikur e ka zbulue “ujin e nxehtë”, i shpall “luftë” pranisë së NATO’s, por vetë Kushtetuta ia njeh autoritetin superior në Kosovë

Shperndaje në: