Veseli: Shqetësues qëndrimi i Albin Kurtit kundër NATO’s

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reague ashpër ndaj deklarimeve të fundit të kryeministrit Albin Kurti i cili e cilësoi marrëveshjen ndërmjet shtetit të Kosovës dhe NATO’s si diçka të rrezikshme për Kosovën.

Shkrimi i Veselit:

Është shqetësues fakti që për herë të parë një Kryeministër i Kosovës i cilëson marrëveshjet me NATO-n në kundërshtim me interesat e Kosovës.

Gjatë luftës sonë çlirimtare, kam qenë vetë dëshmitar i veprimeve të kësaj Aleance, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ne, në interes të Kosovës, çlirimit të vendit tonë dhe kthimit të qindra mijëra qytetarëve të Kosovës në shtëpitë e tyre.

Qëllimi ynë është anëtarësimi në NATO dhe jo largimi i tyre nga cilido cep i Kosovës.

Sot, sovraniteti i Kosovës nuk rrezikohet nga NATO dhe marrëveshjet me NATO-n, por nga agresiviteti dhe kërcënimet e Serbisë.

NATO është garanci e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.

Shperndaje në: