Mbas publikimit të letrave, reagon Thaçi: As që merret me Kurtin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reague për herë të parë mbas publikimit të “marrëveshjes sekrete” nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

Mirëpo, kryetari i shtetit në reagimin e tij nuk ka zgjedhë me folë lidhun me çashtjen e cila mori vëmendjen të madhe mediatike, por Thaçi u deklarue për takimet që po zhvillon në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, ku asht tue qëndrue për vizitë që nga e dita e Shtunë.

Edhe sot do të jetë një ditë e ngjeshur në Uashington, me takime në Pentagon, në State Departament dhe në International Development Finance Corporation. Kosova është e bekuar me miqësinë dhe aleancën strategjike që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. HTH”, ka shkrue në Facebook Thaçi.

Shperndaje në: