Syla: Mustafën s’po e bajnë “hesap”, Kurti po koordinohet vetëm me Osmanin

Analisti Valon Syla ka thanë se Isa Mustafa sot asht i përjashtuem, i shkelun dhe i pafuqishëm, derisa nuk e ka thanë asnji fjalë për aventurën e re të Albin Kurtit me Vjosa Osmanin për letërkëmbimin e Thaçit me NATO’n, gja që e kishte ba edhe vetë Mustafa si kryeministër.

“Sa i përjashtuar, i shkelur dhe i pafuqi do të duhej të ndjehej Isa Mustafa sot, teksa ende nuk e ka thënë asnjë fjalë, kur e sheh këtë aventurën e re të Albin Kurtit me Vjosa Osmanin për një letërkëmbim që shpreh vetëm vullnet politik, gjë të cilin e kishte bërë edhe vetë ai si kryeministër. Athua si po ndjehet ai tash kur partneri i tij i koalicionit, të cilin e ka bërë edhe kryeministër, më as që po e konsulton, as që po e honeps, por po bën veprime politike duke u konsultuar vetëm me Vjosa Osmanin dhe anashkaluar tërësisht edhe zëvendëskryeministrin e parë që vjen nga LDK-ja. Mos qofsha në lëkurën e Isa Mustafës”, ka shkrue Syla.

Shperndaje në: