Spektakli i Albin Kurtit me letrat Thaçi-NATO: Nuk përmban shkelje të Kushtetutës, po e përdor politikisht

Kryeministri Kurti deklaroi sot që ‘marrëveshja sekrete’ mes NATO’s dhe Kosovës i ishte dhanë nga nji diplomat i NATO’s, edhe pse në fakt ky letërkëmbim ishte përmendë në shumë raste nëpër media, shkruen Gazeta Metro.

Shkrimi:

Një letërkëmbim mes Hashim Thaçit në kohën kur ishte kryeministër në vitin 2013, me ish- sekretarin e NATO-s Anders Fogh Ramussen, ka ngjallur debat në Kosovë, madje Kurti po thotë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Sipas Kurtit, përmes kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR’i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

Por ndryshe po mendon analisti dhe njohësi i çështjeve kushtetuese Ramush Tahiri, ai ka thënë se marrëveshja e Thaçit me NATO’n nuk është shkelje e Kushtetutës.

“Unë s’po i shoh kritikat që po ja bëjnë Thaçit dhe mund të konstatojnë që nuk është shkelje e Kushtetutës sepse ka drejtë me ba marrëveshje dhe e ka ba në interes të vendit. Po misioni e NATO’së e kemi pasë më herët, nuk është që e ka pru këtu, dhe në këtë bazë nuk e zë që duhet me dalë në Kuvend”, u shpreh ai.

“Po shoh që po përdoret politikisht kundër Presidentit, por juridikisht nuk është gabim, përkundrazi është marrëveshja e parë e KFOR’it me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ai për Periskopin./gazetametro.net

Shperndaje në: