Keshtu thote Vucic per mundesine e pranimit te Kosoves ne Kombet e Bashkueme

Asht vetëm çashtje kohe kur Serbia ka me qene e detyrueme me njoft pamvarësinë e Kosovës, de facto apo de jure, ka thane per televizionin O2 Presidenti i Serbise Aleksandar Vucic.

Vucic u shpreh i bindun se mbas heqjes së taksës, ka me pase presion të jashtëzakonshëm mbi Serbinë me pranue anëtarësimin e Kosovës n’OKB.

“Synimi i tyne asht me fute Kosovën në Kombet e Bashkueme dhe kjo asht esenca. Këtë duhet ta presim, dhe çashtja asht se kur ka me ndodhë – mbrenda tre muejsh, gjashtë muejsh, nji viti… kjo ka me ndodhë”, tha Vuçiq në këtë intervistë.

Shperndaje në: